Rektorët debate për buxhetin: Duam rritje pagash dhe fonde, jemi ende me godinat e shembura nga tërmeti

0

Rektori i Universitetit të Sporteve Agron Kasa kërkoi më shumë mbështetje për sportin. Ai tha se pas një betejë të gjatë për të marrë pronësinë e godinës së Universitetit sot që e ka marrë nuk ka mese të investojë pasi nuk ka fonde. Ai u shpreh se investimet janë të ulëta dhe terrenet e pakëta duke marrë parasysh që sot ai universitet ka 1800 studentë.

Kasa nuk kurseu as batutat me deputetët, të cilëve u tha se për vetën e tyre e kanë gjetur zgjidhjen për të vrapuar nga liqeni apo në fitness ndërkohë që Universitetit i Sporteve nuk ka kushte. Në momentin që ai po fliste një nga deputetët ndërhyn por nuk dëgjohet pasi flet pa mikrofon por nuk ka munguar përgjigjia ironike nga ana e rektorit. i cili i thase ushtrimet i bëjnë ata ndërsa deputetët të mbajnë bisturinë dhe marifetet. Rektori tha se edhe nëse ai do të kërkonte një bashkëpunim me Universitetin e Romës nuk do mund ta bënte pasi sipas tij Universitetit i Sporteve është në gjendje të mjerueshme dhe ngjan me Kandaharin.

Agron Kasa: Jam i sigurtë që një pjesë e mirë e juaja mbasi keni bërë 40 vjeçar vrapojnë ose nga liqeni ose në fitness pra për veten tuaj e keni gjetur një të mesme por kur vjen puna për të ukur në tavolinë dhe për të marrë një vendim shtrëngoheni. Deri dje Universiteti i Sportve nuk mund të kërkonte investime për shkak se ishte një pengës e jashtëzakonshme 64 vite histori për sportin. 64 vite universiteti ka qenë pa shtëpi, para një muaj pas 2 vitesh betejë dhe luftë s’kemi lënë kadastër e ministri derisa në fund pasi i kanë grabitur 25 godina më në fund ka marrë territorin që ka. Po të vini në Universitetin e Sportit atje ju deklaroj se është një Kandahar dhe unë do të shkoj t’i them Universitetit të Romës hajde bëjmë një double diploma po ku ti fus unë ta. Tani nuk kam para për ta mbajtur. Kemi projekte kemi dhe nëj fond që një pjesë mund ta investojmë dhe ne, ju e dini që për të ndetuar një kompleks sportiv kushton. Kemi 100 pedagopgë fill time dhe 1800 studentë, nuk kemi ku levizim. Fondi i sportit shkon i gjithi tek federata.

Një deputet ndërhyn pa mikrofon

Agron Kasa: Jo jo ushtrimet i bëjmë ne ju mbani bisturinë edhe atë marifetin, ushtrimet i bëjmë ne.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata kërkoi nga ministria e Ekonomisë më shumë lehtësira sa i përket Prokurime Publike duke kërkuar që të institucionet arsimore të përjashtohen nga rregulli i vendosur dhe afati final i dorëzimeve të shtyhet edhe pas muajt tetor.

Ai u shpreh se për shkak të vonesave që sjellin procedurat sot Universitetit i Mjekësisë ka dy godina jashtë funskionit për shkak të dëmtimit nga tërmeti. Gjata tha se janë dy salla shumë të rëndësishme që do i sillnin lehtësira studentëe, të cilët sipas tij në disa raste i marrin leksionet të ulur në shkallët e koridoreve pasi nuk ka vend brenda. Këto fonde janë tha ai prandaj kërkojmë lehtësira.

Arben Gjata: Projektbuxheti bëhet në muajin nëntor, granti vjen në janar dhe në bazën e këtij granti dio bëhet rishikimi i buxhetit pas kësaj do kohën e vet që të kalojë në senat dhe në rastin më të mirë bëhet në muajin mars, koha që na ngel real është nga marsi në nëntor. Si mund të realizohen investimet për 6 muaj kur do shkojnë në Agjensinë e Prokurimit Publik ku do ketë ankimime etj etj.. kjo na ka sjellë që realizimi i buxhetit nga ana e institucionit të jetë në nivele të ulëta duke qenë se ndryshe nga të tjerët ne nuk na i merr buxheti i shtetit këto para se janë të trashëguara. Ajo që kemi kërkuar është që institucionet e arsimit të lartë të përjashtohen nga ky rregull i Prokurorive Publike, nga paratë që kanë, se unë ato i kam të trashëguara. se unë psh kam 5 milion euro, afati është deri në tetor unë dua të investoj pas këtij muaj. Unë e kam kërkuar dhe tek Komisioni i Ekonomisë. Duhet të jetë një procedurë që neve na ndihmon. Kemi dy godina jashtë funskionit nga tërmeti pikërisht se projektin duhet ta bëshim ne, pikërisht prej këtyre problemeve jo anikimimeve etj, tani e kemi atë projekt. Janë dy salla të rëndësishme. Ne kemi mundësinë që me paratë tona të bëjmë rikobntruksionet e godinave dhe sot jemi në polemikat e hapim dot apo jo por duhet për alokim fondesh dhe të gjitha këto humbin kohë dhe kjo penalizon studentët se shumë herë duhet të ulën në shkallë.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hixha kërkoi më shumë mbështetje nga qeveria sa i përket punës universitare. Duke folur në Komisionin e Edukimit ai u shpreh se ka një mosakordim me shifrat që ministria e Arsimit paraqet me atë që vërtetë ka universiteti. Hoxha tha se ka një diferencë rreth 2 miliardë lekë nga buxheti i vitit 2023 duke shtuar se universitete duhet të jenë në një hap me vendet e tjera dhe në përputhje me standartet e Bashkimit Europian. Hoxha u shpreh se në buxhetin e vitit që vjen nuk është parashikuar nga qeveria ndërtimi i kampusit universitar për Universitetin e Tiranës.

Rektori i Universitetit të Tiranës kërkoi mbështetje edhe sa i përket rritjes së pagave që u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pas protestës së pedagogëve pasi sipas tij nuk është parashikuar në buxhetin e universitettit një rritje e tillë.

Artan Hoxha: Në kohën që ju na dhatë në dispozicion ne e shftrytëzuam për një konsoltim me ministrinë e Arsimit dhe prap ka një mospërputhje mne shifrat që ne kemi me shifrat që ministria e Arsimit ka. Edhe kur ju keni bërë atë informacionin apo materialin përmbledhës ju kemi thënë që nuk jemi 100% të sigurtë në shifrat që publikohen. Ne na rezulton një rritje me 800 milion. Ajo që kemi akorduar ne kemi bërë një ushtrim vetë dhe kemi propozuar 13 milion lekë të reja buxhet duke hequr albanologjik. Ajo që është propozuar nga të gjithë ne së bashku diferenca është më pak, difernca është 2 miliard lekë më pak nga ajo që është parashikuar nga buxheti 2023. Në këtë projekt buthet nuk është parashikuar as rritja që këshilli i ministrive vendosi për administratën e Universitetit se ne kur kemi miratuar buxhetin tonë nuk e kishim parashikuar këtë rritje. Ne e kemi përllogaritur por në tërësinë e vet ne vlerësojmë që për arsimin e lartë duhet të jetë në një nivel më të lartë se në vitet e mëparshme.Është folur kaq vite për kampusin e Universitetit të Tiranës por ende nuk ka një të tillë. Ajo që ne nuk shohim në projektbuxhetin e këtij viti është fillimi i punës për ndërtimin e kampusit të universitetit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu