REKTORI QË I DHA EMËR UNIVERSITETIT

0

Nga Luçiano Boçi

Jani Dode ishte jo vetëm njeri e familjar model.

Ndër ne do mbetet në kujtesë si pedagogu e Rektori i cili i dha gjithë energjinë, vëmendjen e pasionin Universitetit.

I përkorë dhe i qeshur, i thjeshtë dhe komunikues, këmbëngulës dhe vizionar, në vitet që drejtoi Universitetin e Elbasanit i dha atij famë dhe emër.
Ndonëse nuk ishte “elbansanlli”(e tradhëtonte vetëm gjuha letrare e saktë), ai me urtësinë e mënçurinë e tij, e trajtoi Universitetin me dashurinë e një autoktoni fanatik.

Mbolli aty vlera, disiplinë, mësimdhënie cilësore e kërkim shkencor.

Prof. Dr. Jani Dode është pjesë e pandarë e krenarisë së Elbasanit!

Ndriçofsh në parajsë mik e kolegu im i mirë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu