Kontrolle për maska, por në fakt çfarë po bën policia Elbasan?

0

Edhe sonte gjatë orëve të mbrëmjes janë konstatuar forca të shumta policie në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve të bashkëpunëtorëve të infoelbasani.com, përqëndrim të forcave të policisë ka në bulevardin kryesor, në bulevardin „Qemal Stafa“, në hyrje dhe në dalje të qytetit, në Bradashesh dhe në të gjitha rrugët dhe lagjet e këtij qyteti.
Sipas burimeve, policia është duke ushtruar kontrolle të rrepta për maskat, por në fakt qëllimi duket se është diku tjetër, tek parandalimi i grumbullimeve për protesta në këtë qytet.
Edhe një natë më parë policia ushtroi kontrolle të forta duke monitoruar rreptësisht situatën.
Një gjë e tillë po ndodh edhe sonte. Ndaj kujdes me maskat se mund të gjobiteni papritur, pavarësisht se qëllimi më i madh është shmangia e grumbullimeve!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu