Nga Artiom Hildebrandt “Brussels Times”
Gjatë gjithë historisë, çdo rajon vendosi dhe çimentoi llojin e vet të rendit. Për shembull, Kina e pa veten si qendra e universit dhe fuqia botërore kryesore në 18 nga 20 shekujt e fundit.Ngjashëm, Islami krijoi një rend që nga shekulli VII e këtej, duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe pjesë të Evropës dhe Azisë nën sundimin e tij.
Kur Puritanët e krishterë kapërcyen Atlantikun, ata parashikuan një fillim të ri, larg
Evropës Makiaveliane, të zhytur në komplote dhe rivalitete. Dhe gjatë ditëve më të errëta të Revolucionit Amerikan, Thomas Paine shkruajti “Common Sense”, dhe mbrojti “fillimin e botës nga e para”.
Në Francën revolucionare, ideja e periudhës së iluminizmit paralajmëroi një rend të ri, duke sfiduar në thelb sistemin Vestfalian. Gjatë revolucioneve të fundit të shekullit XVIII dhe shekullit XIX, liberalët në mbarë Evropën i varën shpresat e tyre në ripërtëritjen e kontinentin për më mirë.
Megjithatë, ‘Koncerti i Evropës’e restauroi dinastinë e Burbonëve në Francë dhe e denigroi rendin liberal në zhvillim, pasi përbënte një kërcënim për monarkitë evropiane.Edhe pse këto përpjekje u shtypën, ajo vendosi aspirata dhe standarde për një të ardhme në liri.
Kur ekuilibri i ndërtuar me përpikëri mori fund me fillimin e Luftës së Parë Botërore, presidenti i SHBA Woodrow Wilson, propozoi krijimin e Lidhjes së Kombeve, një paraardhës i Kombeve të Bashkuara dhe i rendit ndërkombëtar liberal.
Trekëndëshi Wilsonian i institucioneve ndërkombëtare, ndërvarësia ekonomike, tregjet e lira dhe demokracia liberale, i bënë jehonë koncepteve të mendimtarit të Iluminizmit, Immanuel Kant mbi institucionet dhe paqen e përhershme.
Sot shumica e studiuesve mendojnë se nuk ishte OKB,dhe aq më pak Organizata Botërore e Tregtisë, por fuqia e SHBA-së, ajo që siguroi mbarëvajtjen e rendit ndërkombëtar liberal, pas tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, dhe gjatë gjithë Luftës së Ftohtë.
Në kohën kur Bashkimi Sovjetik dhe satelitët e tij komunistë u rrëzuan, rendi ndërkombëtar liberal filloi të përhapej shumë larg Perëndimit, dhe “momenti unipolar” i Amerikës e forcoi rendin ndërkombëtar liberal në pjesën tjetër të botës.
Në librin e tij “Fundi i historisë”, studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare Francis Fukuyama argumentoi se njerëzimi arriti “në pikën përfundimtare të evolucionit ideologjik të njerëzimit, dhe universalizimin e demokracisë liberale perëndimore, si forma përfundimtare e qeverisjes njerëzore”.
Në kontrast të dukshëm më të, i ndjeri Samuel Huntington, i famshëm për teorinë e tij të “përplasjes së qytetërimeve”, e hodhi poshtë tezën e Fukuyamas. Bazuar në prova shkencore, Huntington ilustroi të paktën 3 rrugë të dallueshme: Negacionizmin, Kemalizmin, dhe Reformizmin.
Historiani Niall Ferguson theksoi kohët e fundit se “rendi liberal ndërkombëtar, nuk është as liberal, as ndërkombëtar, as shumë i rregullt”.Në analizën e tij Ferguson pyeti audiencën nëse rendi ndërkombëtar mund të jetë ende liberal kur “bamirësi” kryesor, Kina, është një shtet komunist një-partiak.
Ai vazhdoi të ngrinte dyshime nëse ai është vërtet ndërkombëtar. Së fundmi, Ferguson veçoi Luftën Civile Siriane, dhe pushtimin e Rusisë në Ukrainë, dhe shqyrtoi me vëmendje perceptimin tonë mbi rendin botëror.
Politologu dhe shtetari i famshëm gjermano-amerikan Henry Kissinger, vuri në dukje në librin e tij me ndikim “Rendi Botëror” se “herët a vonë çdo rend ndërkombëtar duhet të përballet me ndikimin e dy tendencave që e sfidojnë kohezionin e tij:ose një ri-përcaktim të legjitimitetit ose një ndryshim të rëndësishëm në ekuilibrin e fuqive”.
Në fakt, momenti unipolar kur Perëndimi liberal ushtroi dominimin e tij të plotë mbi rendin botëror, ka pësuar një fund të përkohshëm. Kinapo fiton aktualisht më shumë pushtet mbi një sistem ndërkombëtar qëështë gjithnjë e më shumë nën presion.
Duke e mbështetur këtë pikëpamje, Lee Kuan Yew, ish-kryeministri legjendar i Singaporit,theksoi se “madhësia e zhvendosjes së balancës botërore nga Kina, është e tillë që bota duhet të gjejë një ekuilibër të ri”. “Është e pamundur të pretendosh se ky është thjesht një lojtar tjetër i madh. Ky është lojtari më i madh në historinë e botës”- tha ai.
Ndërkohë, edhe vlerat themelore të marrëveshjeve ndërkombëtare kanë ndryshuar the thelbin e tyre. Në veçanti, globalizimi ka shkaktuar polemika të mëdha në qarqet e politikë-bërjes në të gjithë botën. Nga natyra e tyre, shtetet përpiqen që të ruajnë sovranitetin e tyre kombëtar, dhe të sigurojnë integritetin e tyre territorial.
Revolucioni tek teknologjitë e komunikimit dhe zhvillimi i infrastrukturës, kanë çuar në një nivel të pashembullt të integrimit në botë qëndikon mbi çdo aspekt të jetës, siç është ekonomia ose kultura. Skeptikët e globalizimit kritikojnë ndikimin e ngjarjeve të tilla si krizat ekonomike, destabiliteti politik apo shpërndarja e një sëmundje, siç po ndodh me Covid-19.
Sipas një studimi të këtij viti nga Fondacioni Bertelsmann, po shohim një rënie të shpejtë të mbështetjes së globalizimit në Perëndim, ndërsa ekonomitë në zhvillim kanë një pikëpamje më pozitive për të. Në Davos, presidenti amerikan Donald Trump do të deklaronte:“Pasuria e shtresës sonë të mesme është hequr nga shtëpitë e tyre, dhe më pas është shpërndarë në të gjithë botën. Por kjo i përket tashmë së kaluarës”.
Ndërsa në sesionin e 74 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump nënvizoi:”E ardhmja nuk u përket globalistëve. Ajo është e patriotëve. Globalizmi pati një tërheqje gati-fetare tek udhëheqësit e dikurshëm, duke i bërë ata të injoronin interesat e tyre kombëtare”.
Sot drama e politikës botërore, është shumë e ngjashme me një roman të Tolstoit. Ajo është e strukturuar rreth historive paralele jo-lineare, të cilat nuk ndjekin një rend kronologjik, por që sillen rreth narrativave dhe protagonistëve të veçantë.
Më e rëndësishmja, paradigma e rendit të ri do të varet nga marrëdhëniet e të ashtuquajturës “Chimerica”, raporteve Kinë-SHBA. Përkundër saj që mendohet, ndërvarësia ekonomike nuk çon domosdoshmërisht në më shumë paqe dhe stabilitet, dhestudiuesi Norman Angel mund t’u tregojë një ose dy gjëra për këtë.
Ndërsa komploti po mbërrin në kulmin e tij, polarizimi i botës në sfera të ndikimit që janëtë dominuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, është etiketuar si Lufta e Ftohtë II. Por ndërsa pandemia e Covid-19 do të nisë të mbarojë, dhe përkundër faktit që liderët botërorë parashikojnë me entuziazëm një rend të ri botëror, ose edhe më të mirë, do të ishte naive të mos tregonim kujdes.
Huntington analizonte shpesh momentet e euforisë pas periudhave të lodhshmem duke i quajtur ato“iluzione të harmonisë”. Ai theksonte se “bota u bë e ndryshme…por jo domosdoshmërisht më e qetë”.
Perktheu Alket Goce