Rëndohet bilanci i luftës në Lindjen e Mesme, mbi 18 mijë të vdekur dhe rreth 50 mijë të plagosur nga bombardimet në Gazë

0

Të paktën 18,205 palestinezë kanë mbetur të vdekur dhe 49,645 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Gaza që prej fillimit të luftës më 7 tetor.

Lajmi konfirmohet nga ministria e Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gazë. Sipas raportit, deri më 6 dhjetor rreth 70% e viktimave ishin gra dhe fëmijë, por nuk ka dhënë një ndarje të detajuar ditët e fundit.

Ndërsa sipas Unicef ​deri më 6 dhjetor, më shumë se 5,350 fëmijë ishin raportuar të vrarë, që kur Izraeli filloi fushatën e tij ushtarake në përgjigje të sulmeve të 7 tetorit, në të cilat u vranë rreth 1,200 njerëz në Izrael.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu