RËNDOHET Skandali! Del databaza me targat e makinave

0

TIRANË– Sot është publikuar databaza me mbi 530 mijë targa të automjeteve të qytetarëve shqiptare, përfshirë dhe institucionet. Pas publikimit të rrogave, numrave të telefonit dhe të dhënave të tjera të qytetarëve, në rrjet po qarkullon një databazë me targat e shqiptarëve, duke sjellë rëndim të skandalit.

Në dokumentin në ‘Exel’ janë të ndara me kolona, targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi. Janë 530 452 qytetarë të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjetit të regjistruar në emrin e tyre. Në databazë listohet targat bashkë me emrin të cili i përket automjeti që ka këtë numër identifikues. Është paralajmëruar se në ditët në vijim do publikohet dhe databaza e kredive.

Dy ditë më parë u bënë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021, ndërsa ditën e djeshme u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill. Po ashtu, në rrjetin ‘ëhatssap’ qarkullon dhe lista me numrat e telefonave. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik. Ai shtoi më tej se të gjithë inspektorët e tatimeve, por jo vetëm, të vendosen në hetim dhe të gjenden përgjegjësit sa më shpejtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu