Forcat RENEA blindojnë qytetin e Vlorës dhe arrestojnë tre persona.
Burime bëjnë me dije se aksioni është duke u zhvilluar në një lokal përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë, ku tre persona të armatosur janë arrestuar në flagrancë.
Aksioni dyshohet të jetë për persona që paraqesin rrezikshmëri të lartë.
Ambienti i lokalit është rrethuar me shiritin e sigurisë, ndërsa nga pamjet shihet se forca të shumta janë në zonë.