Reparti I Reneas ka marrë pjesë në një garë mes forcave special të zhvilluara në Dubai. Performanca e tyre ka qenë e jashtëzkonshme teksa konkurrimi mes tyre konsistonte në aftësitët taktike dhe përdorimin e armës së këtyre efektivëve. Nga 41 skuadra speciale nga mbarë bot, Renea e Shqipërisë mundi të renditet e 10-a.
Forcat shqiptare mundën të lënë pasnjë skuadër si Franca, pikërisht forcat “RAID”, që njihen gjerësisht në botë. “SËAT CHALLENGE” zgjat 5 ditë dhe vendos në provë e konkurrim me njëra-tjetrën forcat policore nga e gjithë bota. Në qendër të së cilit është qëndrueshmëria fizike dhe fokusi mendor në situata të ndryshme.
Skuadrat policore përballen me njëra tjetrë në 5 disiplina të ndryshme, nga ku për secilën prej tyre publikohet më e mira. Një prej qëllimeve të tjera që ka kjo garë është dhe forcimi I marrëdhënievedhe bashkëpunimit mespolicisë së vendeve pjesëmarrëse. Në ditën e parë forcat Renea u renditën të 10, ndërsa në ditën e fundit në vendin e 12, duke treguar një përgatitje shumë më të lartë se shtetet e tjera. E thënë ndryshe Reparti I Eleminimit dhe Neutralizimit të Elementit të Armatosur janë elita e policisë në Shqipëri. I pranishëm përgjatë këtij samite ka qenëdhe drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Gledis Nanoi cili ka përgëzuar ekipin tonë.