Operacion i forcave RENEA në Elbasan dhe Peqin.
Objekt i kontrollit kanë qenë shtëpi dhe biznese për kapjen e të shpallurve në kërkim.
Burime bëjnë me dije se aksioni zhvillohet në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë’ ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka treguar për disa ngjarje kriminale dhe autorèt e tyre.
Ende nuk ka një informacion zyrtar, por burime për infowebtv bënë me dije se deri më tani janë shoqëruar 10 persona.
Operacioni vazhdon.