Reperi i njohur bëhet baba, ndan foton e ëmbël me të birin

0

Soulja Boy është bërë baba. Partnerja e tij, Jackilyn Martinez mirëpriti djalin e tyre muajin e kaluar. Reperi i njohur amerikan ndau së fundmi një imazh me anëtarin më të ri të familjes. “Lil Soulja babi të dua 🥹🥹🥹 🙏🏾”, shkroi reperi, 32 vjeçar krahas fotografisë ku shihej duke mbajtur vogëlushin në krahë.

Martinez, nga ana e saj shkroi: “Kjo ishte një ditëlindje e mrekullueshme! Duhet të kaloj kohë me familjen time të vogël” Soulja Boy i befasoi ndjekësit e tij në Instagram në mars ku zbuloi se ata do të bëheshin prindër për herë të parë. “Është një djalë”, shkroi ai teksa zbuluan gjininë e bebit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu