Ekskluzive/ Shpërthen në flakë kamionçina me mobilie që ishte nisur nga Elbasani për në Fier

0

Shpërthen në flakë një kamionçinë e ngarkuar me mobilie.

NGJARJA NDODHI Rreth orës 06:25, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin S. M., banues në Elbasan.

Kamionçina e ngarkuar me mobilje udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fierit, por befas ka shpërthyer në flakë.

Drejtuesi i mjetit ka deklaruar se ka dëgjuar një zhurmë në pjesën e pasme dhe më pas ka parë që kanë shpërthyer flakët.

Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëseve asgjë nuk ka shpëtuar por shoferi nuk ka pësuar dëmtime.

Paraprakisht dyshohet për shkëndijë elektrike në pjesën e pasme të mjetit.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu