Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, ka bërë një thirrje publike për ndihmë, duke zbuluar se është duke kaluar një periudhë të vështirë emocionale dhe është në depresion të rëndë. Përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, Fero ka kërkuar ndihmën e mediave për ta mbështetur në një çështje të rëndësishme, që dëshiron ta bëjë publike.
Ai thekson se po përballet me një padrejtësi që, sipas tij, po i bëhet nga organet e drejtësisë. “I bëj thirrje të gjitha mediave sepse jam në shqetësim të madh, është duke m’u bërë një padrejtësi shumë e madhe prej organeve të ligjit zbatues më saktësisht Gjykatës së Gjilanit. Jam i thyer emocionalisht sdhe jam në depresion të rëndë”-ka shkruar reperi nga Gjilani në postimin e tij. Ky njoftim ka ngjallur shqetësim te fansat dhe ndjekësit e tij, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për artistin në këtë periudhë të vështirë. Situata mbetet e paqartë për momentin, ndërsa pritet që mediat të ndërhyjnë për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të çështjes.
“Me të tregu drejt që unë kom ardh në këtë gjendje shkaku të shumë padrejtësive që më janë bërë dhe shkaku që nuk jam t’u guxu me folë për shumë padrejtësi që mu kanë ba, për arsye se nesër prokuroria mundet me ma marrë inati mua edhe mundet me mi hup ndoshta edhe qeto pesë ditë në muaj që e kam me e pa vajzën”, tha Fero.
“Thirrja e jeme është për Prokurorinë e Gjilanit, sidomos për prokuroren që e ka rastin. Unë s’po di ndryshe qysh me i tregu prokurores që unë jom në gjendje shumë të keqe, çka nëse mua më ndodh diçka nesër, çka nëse unë më nuk mund t’i kontrolloj ndjenja e mia edhe muj me bo vetëvrasje, a reagon prokurorja e shtetit. A merr masa.”, shprehet Fero.