Reperi shqiptar heq dorë nga muzika:Ju lutem mos i dëgjoni këngët e mija, largohuni nga kjo gjë e keqe

0

Vetëm pak ditë më parë, Alban Ramosaj hoqi dorë nga muzika dhe pas tij një tjetër këngëtar ka vendosur të largohet përfundimisht nga muzika dhe bëhet fjalë për Feron.

I gjendur mes telasheve të shumta, Fero duket se ka vendosur t’iu largohet atyre përfundimisht dhe duket se një ndër këto telashe për të paska qënë edhe muzika.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ai shpjegon arsyen që e ka bërë t’i largohet përfundimisht muzikës dhe është pikërisht praktikimi i fesë Islame.

Në lajmërimin e tij zyrtar, Fero shkruan:

Përshëndetje miq, doja t’ju njoftoja se kohëve të fundit kam pasur disa sfida ne jetën time, tê cilat me ndihmen e Allahut i kam kaluar. Une kam vendosur që pêrfundimisht të largohem prej muzikès, arsyeja kryesore është se kohëve te fundit kam studiar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtohem fesë islame dhe familjes time”.

“Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që kam kënduar dhe çdo tekst qe e kam shkruar. Pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithkujt që i kam bërë padrejtësi, ju kërkoj që t’ma bëni hallall. Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija t’i fshijë ato kënge ose mos t’i dëgjojë asnjëherë, le të largohet nga kjo gjë e kotë”.

“E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë, do të thone se a e dini se cfare mëkate ke bërë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut tè Lartèsuar”, shkruan ndër të tjera reperi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu