Reshje borë në zonat malore në Korçë, rrugët të kalueshme. Ndërprerje të përkohshme të energjisë

0

Në Korçë gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut si dhe të dëborës në lartësitë mbi 1100 m. Trashësia e dëborës në Dardhë varion 20-30 cm, në Voskopojë e Qafa e Qarrit deri 5 cm.

Mësohet se akset rrugore nacionale dhe ato dytësore janë të kalueshme dhe pa probleme. Ndërkohë që ka filluar nga bashkia Korçë hapja e segmentit dytësor Vithkuq-Shtyllë-Panarit.

Nga raportimet e marra nuk ka problematika emergjente, ka pasur ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, por që është mbajtur në kontroll nga punonjësit e OSHEE. Prurjet e lumenjve kanë qenë normale dhe pa probleme. Gjithashtu edhe niveli i ujërave në rezervuar e ujëmbledhës është në kuota normale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu