Reshje dhe vranësira! Parashikimi i motit për sot

0

Dita e fundit e javës do të jetë e reshje shiu dhe vranësira të herëpashershme. Sipas MeteoAlb: Vendi ynë paraqiten me vranësira dhe shira ku më të dendura do të jene në zonat veriore dhe pjesërish në qendër të territorit. Parashikohet që pasditja te sjelle zhvillim te vranesirave dhe rrebeshe shiu në ekstremin jugor duke lënë me vranësira dhe shira disi me te dobët pjesën tjetër të territorit.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do te mbeten prezent deri mëngjesin pas-ardhjes. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes por rënie do te ketë ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke sjelle ne brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu