Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryj me drejtim juglindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
“Një ndryshim i madh…”/ Horoskopi për 26 prill 2025: Nuk ka turp të kërkosh…
Temperaturat e regjistruara:
Në zonat malore 10 deri 21 °C;
Në zonat e ulëta 12 deri 22°C;
Në bregdet 14 deri 22 °C.