Reshje të dendura shiu në Malësi të Madhe, përmbyten biznese dhe shumë banesa

0

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar përmbytje në Bashkinë e Malësis së Madhe. Situata ka qenë më problematike në qendër të Koplikut, në lagjen Culaj dhe zonën e Bajzws. Banorët tregojnë se niveli i ujit ka arritur deri në 1 metër dhe kanë qenë të bllokuar. Një situatë e tillë ndodh për herë të parë në këtë gjendje dhe kërkojnë zgjidhje.

Situata ka qenë e rënduar për disa orë thotë kryebashkiaku Tonin Marinaj. Ai tregon se janë më shumë se 20 banesa të përmbytura dhe është rasti i parë që ndodh kjo situatë.

Edhe për prefekten e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, është një situatë e paprecedentë. Ajo theksoi se prefektura po përgatitet për situatën e përmbytjeve.Kjo situatë ka ardhur edhe si shkak i bllokimit të kolektorëve dhe daljes nga shtrati të Përroit të Thatë.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, dhe daljes nga shtrati i përrenjve, janë shkaktuar dëme materiale në disa banesa dhe biznese.

Shërbimet e Policisë së Shtetit, të Policisë Bashkiake dhe Emergjencat Civile janë në terren, për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve dhe banorët që janë në vështirësi.

Qytetarët që kanë nevojë për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu