Reshjet e dëborës në zonat veriore dhe juglindore, ARRSH: Segmentet rrugore nacionale janë të qarkullueshme! Përdorni goma dimërore ose zinxhirë

0

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH ka dalë ditën e sotme me një njoftim zyrtar në lidhje me situatën në vend pas motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë. ARRSH rapoton se grupet e punës me mjetet borëpastruar kanë vijuar pa ndërprerje me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Në njoftim theksohet se të gjitha segmentet rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme.

ARRSH shton se në akset me prezencë dëbore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve. Më tej në njoftim thuhet se në Qafë Mali trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm. Në Skurraj-Peshkopi në Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Krumë-Kam, Kukës-Bushtricë, Kuben-Vasije, Ura Fanit-Shpal, Shpal-Ura e Repsit ka pasur reshje dëbore të shoqëruar me erë që grumbullojne borë rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë.

Në Rajonin Qendror në rrugën e Dajtit ka pasur reshje dëbore rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë në Qafë Prisk-Qafë Mollë-Bizë, në km e fundit të rrugës Librazhd-Steblevë. Në rajonin e Korçës ka pasur reshje dëbore në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borepastrueset ndodhen në terren, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirë, pasi mjetet me goma verore, krijojnë problematikë në qarkullimin e mjeteve, bllokojnë rrugën dhe kthehen në pengesë edhe për borëpastrueset.

Postimi i plotë:

Gjatë natës kanë vijuar reshjet e dëborës në zonën veriore dhe juglindore, shoqëruar me rënie të temperaturës dhe erë. Grupet e punës me mjetet borëpastruar kanë vijuar pa ndërprerje me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Të gjitha segmentet rrugore nacionale janë të hapura dhe të qarkullueshme, në akset me prezencë dëbore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve.

Në akset: Vaudejes- Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash vazhdojnë reshjet e dëborës, në Qafë Mali trashësia e dëborës arrin deri në 50 cm, në Skurraj-Peshkopi në Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Krumë-Kam, Kukës-Bushtricë, Kuben-Vasije, Ura Fanit-Shpal, Shpal-Ura e Repsit ka pasur reshje dëbore të shoqëruar me erë që grumbullojne borë rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë. Në Rajonin Qendror në rrugën e Dajtit ka pasur reshje dëbore rekomandohen goma dimërore ose zinxhirë në Qafë Prisk-Qafë Mollë-Bizë, në km e fundit të rrugës Librazhd-Steblevë.

Në rajonin e Korçës ka pasur reshje dëbore në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borepastrueset ndodhen në terren, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirë, pasi mjetet me goma verore, krijojnë problematikë në qarkullimin e mjeteve, bllokojnë rrugën dhe kthehen në pengesë edhe për borëpastrueset.