Reshjet e dendura në kryeqytet, Veliaj: Tregoni kujdes, për çdo emergjencë telefononi 112

0

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar punonjësit e Bashkisë së Tiranës të cilët kanë punuar gjatë këtyre dy ditëve për normalizimin e situatës si pasojë e shirave të dendur dhe stuhisë që ka përfshirë kryeqytetin këto dy ditë. Veliaj u ka kërkuar qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe për çdo rast të telefonojnë në numrin e emergjencës.

“Faleminderit kolegëve të Emergjencave Civile, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, Punëtorët e Qytetit dhe Policia Bashkiake për ndërhyrjen e menjëhershme ditën e djeshme pas stuhisë dhe shirave që pushtuan qytetin. Ju lutem le të tregojmë kujdes dhe për çdo emergjencë telefononi 112”, shkruan Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu