Shkodra mbrëmjen e djeshme është përfshirë nga reshje intensive. Për 2 ore me radhë shiu i rrëmbyeshëm nuk është ndalur duke krijuar probleme në disa akse të qytetit të Shkodrës.
Pamjet e siguruara nga gazetarja e InfowebTv për qytetin e Shkodrës, Emi Kalaja, janë nga pedonalja e Shkodrës që i ka ngjarë një lumi të rrëmbyeshëm për shkak të mos funksionimit dhe mos përballimit të reshjeve nga kanalizimet.
Në mëngjes situata është normale ndërkohë që në orët e mbremjes pedonalja ka qenë nën pushtimin e ujit.
Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në zonën e Bleranit të Bardhajve në Bashkinë Shkodër.
Mos-pastrimi i 2 kanaleve ka sjellë dëme të shumta në banesat e 30 familjeve të kësaj zone.
Kafshë të ngordhura, banesa nën ujë dhe dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore.
Banorët hedhin akuza ndaj shtetit për mungesë ndërhyrje dhe ndihen të pasigurtë në banesat e tyre.