Reshjet e dendura të dëborës/ Ministri Balla: Ja qarqet problematike

0

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, Rruga e Kombit kalohet me vështirësi, ndërsa njëra prej korsive është e bllokuar totalisht.

Borëpastrueset janë terren, por megjithatë akse të ndryshme rrugore të vendit vazhdojnë të kenë probleme.

Mësohet se vështirë hasen edhe në segmentin rrugor, Fan – Kolsh.

Mjetet të cilat janë më shumë në vështirësi, janë ato të tonazhit të rëndë.

Në lidhje me situatën e rënduar në disa qarqe të vendit, reagoi edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ndër të tjera tha se Policia Rrugore gjendet në të gjitha rrugët e vendit, për të ndërhyrë në çdo rast nevoje, si dhe apeloi drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar.

Deklarata e ministrit Balla:

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, pjesa më e madhe e vendit, nga mesnata e në vijim, është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe reshje bore në zonat malore.

Në funksion të parandalimit të ngjarjeve rrugore, si dhe të kontrollit të gjendjes së rrugëve, Drejtoria e Policisë Rrugore ka udhëzuar të gjitha strukturat e Policisë Rrugore vendore, që të patrullojnë në akse dhe të kërkojnë ndërhyrjen e enteve pronare të rrugës, në çdo rruge ku konstatohet veshtirëri për shkak të lagështirës dhe borës.

Aktualisht, qarqet më problematike për shkak të reshjeve të borës në zonat malore janë Shkodra, Kukësi dhe Dibra. Ndërkohë që shërbimet e Policisë Rrugore janë në terren, për të kontrolluar rrugët dhe përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve të gomave, nga drejtuesit e mjeteve.

Policia Rrugore gjendet në të gjitha rrugët e vendit, për të ndërhyrë në çdo rast nevoje, si dhe apelon për kujdes të shtuar në rrugë, për përdorimin e gomave dimërore dhe të zinxhirëve në zonat ku trashësia e borës është e madhe.

Për çdo problem që lidhet me lëvizshmërinë në rrugë, nevojën për ndihmë në rast avarish apo ngjarjesh rrugore, telefononi menjëherë në numrin e emergjencave 112.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu