Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë në vend, Policia: Të gjithë përdoruesve të rrugës të tregojnë kujdes të shtuar

0

TIRANA- Nisur nga situata e krijuar në një pjesën të nga moti i keq, policia e shteti ka dalë me një njoftim ku apelon që të gjithë përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes të shtuar. Policia thotë se kujdes duhet treguar në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Në njoftim thuhet se strukturat e policisë rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet në rrugë.

Njoftimi:

Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore. Telefononi 112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu