GJIROKASTËR – Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të Përroit të Sopotit në Lazarat. Për pasojë, përroi ka marrë me vete një sasi të madhe inertesh duke bllokuar hyrjen drejt Lazaratit. Për pasojë, qarkullimi i automjeteve drejt zonës është bërë i pamundur.
Muret rrethuese të shtëpive të rrezikohen nga gërryerja. Aktualisht, strukturat lokale në Gjirokastër po punojnë për heqjen e inerteve dhe zhbllokimin e rrugës.





