Resorti i Argjentinës në Katar dhe dhoma B-201! Messi i vetmi që fle vetëm. Shkaku

0

KATAR- Resorti ku do të qëndrojë Argjentina për Kupën e Botës ka një gjë të veçantë, dhoma B-201. Pikërisht në këtë derë ka vetëm një emër të stampuar dhe ai është i Lionel Messit. Aty do të kalojë netët… vetëm ylli kryesor dhe shpresa më e madhe e popullit argjentinas për t’u larguar nga Doha me Kupën e tretë.

Nga të gjithë lojtarët në Argjentinë, ylli i PSG është i vetmi që nuk do të ndajë dhomën me askënd, diçka që do t’i ndodhë për herë të parë në një Botëror. Por pse?…Një lajm nga Olé, gazeta kryesore argjentinase, shpjegon se Messi pothuajse gjithmonë flinte në të njëjtën dhomë me Kun Agüero, edhe kur ata luanin me të rinjtë.

Fotot e Leos dhe Kun së bashku mbahen mend ende, duke përfshirë atë që ndodhi në edicionin e fundit të Copa América, kur disa lojtarë nga skuadra erdhën për të përshëndetur kapitenin për ditëlindjen e tij dhe sulmuesi i nxorri të gjithë jashtë, sepse duhet të flinte. Leo Messi kërkon vetëm përqëndrim në Botërorin e tij të fundit…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu