Sulmohen para gjykatës të akuzuarit për krim elektoral në Dibër

0

Nga Neki Feta, Dibër

Sulmohet fizikisht përpara gjykatës së shkallës së parë Dibër ish shefi i komisariatit Robert Aga.

Aga ka qenë duke hyrë në seancën gjyqësore ku akuzohet për krim elektoral në kuadër të dosjes 184.

Në momentin duke pritur para gjykatës dyshohet se është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Ngjarja konfirmohet edhe nga policia.

Ish administratori i Lurës Hasan Hoti ka justifikuar vonesën në seancë me këtë ngjarje edhe ky i akuzuar për krim elektoral në kuadër të dosjes 184.

Ngjarja konfirmohet edhe nga burime pranë spitalit Rajonal Dibër.

Nuk dihet nëse ngjarja është e sajuar për të shtyrë seancën në ngarkim të tyre, pasi dy avokatët që i kanë përfaqësuar deri tani kanë dhënë dorëheqjen dhe sot duhet të zgjidhnin avokat tjetër.

Policia po heton për ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu