“Respekt për Bashën”/ Reagon Ambasada Italiane pas vendimit të dorëheqjes: Po vjen shpresa me lidershipin e ri të PD-së!

0

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës ka pasur një lumë reagimesh, mes të cilave edhe Ambasada Italiane në Tiranë.

“Respekt për vendimin e kryetarit Basha për t’u larguar nga posti dhe për kontributin e tij në konsolidimin e demokracisë shqiptare në krye të Partisë. Tani po hapet një fazë e re. Shpresa është që Partia Demokratike të jetë në gjendje të kapërcejë vështirësitë aktuale, të gjejë një shtysë të re unitare dhe të zgjedhë një lidership të ri përmes një procesi sa më transparent, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Një demokraci e fortë ka nevojë për opozitë të fortë”, shkruan Ambasada Italiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu