Revoltë pas ndeshjes e boksierit shqiptar Florian Marku në Angli

0

Florian Marku akuzon gjyqtarët për vendimin e manipuluar për ndeshjen.

Është ndarë në barazim ndeshja e boksit mes Florian Markut dhe anglezit Jamie Stewart e luajtur mbrëmjen e djeshme në arenën O2 në Londër.

Marku ishte dominues në të gjitha raundet duke i thënë kundërshtarit goditje të pastra në fytyrë.

Por nga ringu asnjeri nuk doli fitues, pasi juria i la në barazim vendim i cili nuk i pëlqeu aspak shqiptarit.

Pas ndeshjes Marku shpërtheu ndaj gjyqtarit të ndeshjes ku sipas tij vendimi nuk ishte i drejtë.

Në 7 duelet e tij si profesionist, Marku regjistronte 7 fitore, ndërsa rivali i tij Stewart kishte 2 fitore në karrierë në 2 sfida që kishte zhvilluar gjithsej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu