Policia sulmon me ujë dhe gazlotsjellës protestuesit, shoqërohen disa persona

0

Protestuesit pas grumbullimit të tyre në kryeministri, u drejtuan drejt Drejtorisë së Policisë së tiranës, ku efektivët policor të vendosur aty nuk i kanë lejuar t’i afrohen institucionit.

Policia i ka sulmuar protestuesit me gazlotjellës dhe me makinat ujhedhëse si dhe ka nisur shoqërimin e tyre.

Nga ana tjetër protestuesit i janë përgjigjur me gjestin simbolik të shtrirjes në rrugë me duart mbi kokë.

Ky reagim erdhi pasi disa protestues gjuajtën me gurë në drejtim të Drejtorisë së Policisë, dhe menjëherë pati një reagim nga uniformat blu duke hedhur gaz lotsjellës si dhe autoboti ka hedhur ujë mbi protestuesit.

Për momentin protestuesit janë shpërndarë si pasojë e gazit lotsjellës që u hodh.Mbetet për t’u parë si do të vijojë protesta apo do të mbyllet këtu. Kjo është dita e pestë e protestës pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie pranë shtëpisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu