Riaktivizohet zjarri në fshatin Konisbaltë në Dimal. Dyshimet janë se edhe këtë herë zjarri ka qënë i qëllimshëm, ndërsa në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit janë nisur 3 mjete zjarrëfikëse nga Berati dhe forca të ushtrisë.
Raportohet se zjarri është shkaktuar nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa vatra ndodhet në zonën e Allaxhiasit, pak metra larg nga vatra e zjarrit e vendosur dy ditë më parë.
Zjarri po përparon drejt pyllit me pisha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Për shkak të terrenit të vështirë, në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit janë nisur 3 mjete zjarrëfikëse nga Berati dhe forca të ushtrisë.
Terreni i vështirë e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe zjarrëfikësit dhe forcat e ushtrisë janë duke shuar flakët me pompa uji shpine dhe mjete rrethanore.