Riaktivizohen sërish vatrat e zjarrit në Pishporo, 11 zjarrfikëse në vendngjarje

0

FIER- Vatrat e zjarrit në Pishporo të Fierit janë riaktivizuar sërish ditën e sotme. Mësohet se vatrat janë rindezur në Pishporo dhe në Darzezë. Në vendngjarje kanë shkuar 11 zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Deri më tani në Pishporo janë shkrumbuar mbi 800 hektarë pyje. Pavarësisht se për shuarjen e flakëvem në këtë zonë, ka pasur dhe ndërhyrje nga ajri, shuarja nuk ka ndodhur plotësisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu