‘Riedukimi’, gazetarët i përgjigjen me protestë kryeministrit Edi Rama

0

TIRANË- Gazetarët kanë paralajmëruar një protestë ditën e sotme, pasi kryeministri Edi Rama futi në riedukim një tjetër gazetar, Klevin Muka dhe e ndaloi atë që të merrte pjesë në konferencat për shtyp. Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, protesta do të zhvillohet në orën 19:00 përpara Kryeministrisë.

Debati ndodhi gjatë konferencës së kryeministrit Rama dhe ministres Olta Xhaçka në kryeministri. Gazetari Muka pyeti ministren në lidhje me kodit etik të miratuar ku ministrave nuk u lejohet të takohen me biznesmenë pa praninë e dy zyrtarëve shtetërore, ndërkohë që bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik. Përgjigjen ia dha kryeministri, i cili u shpreh se do e dërgonte 3 muaj në “riedukim” duke i kujtuar dhe rastin e gazetares së Syri Tv Ambrozia Meta.

Vetë Rama në një tjetër reagim në rrjetet scoaile shkruante se nuk do të lejojë askënd që të shkelë normat etike në praninë e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu