Rikthehen “emocionet” në skenën e Champions League, sonte 8 sfida…

0

Pas në mesjavë janë luajtur ndeshjet në ligat nacionale, duke nisur nga sot, por edhe nesër, do të zhvillohen takimet e ditës së pestë të ndeshjeve në grupet kualifikuese në Champions League.

Natyrshëm, me gjasa sonte disa skuadra, mundet të kalojnë për në fazën 1/16-ave me eliminim.

Në tetë ndeshjet e ditës së sotme, në orën 18:45, do të luhen dy sfida, Dinamo Kiev-Bajern Mynih dhe Villarreal- Manchester Junajtid, ku në të dyja do të kërkohet fitorja për të hedhur hapin e kualifikimit për më tej.

Në orën 21:00, do të jetë supersfida e mbrëmjes, ajo mes Chelsea dhe Juventus në stadiumin “Stamford Bridge”, ku do të vendosë fatin e vendit të parë të grupit “H”.

Barcelona do të ndeshet në “Camp Nou” ndaj Benficas, ku katalanasit do të kërkojnë me çdo kusht tre pikët për t’u kualifikuar për raundin tjetër.

Ndeshje përcaktuese pritet të jetë dhe sfida Young Boys-Atalanta, ku të dyja ekipet duan kualifikimin. Takimet e tjera janë, Lillë-Salzburg, Malmo-Zenit, Sevilla-Wolfsburg.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu