‘Nga të gjitha mostrat e dërguara në Gjermani, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv në variantin Omicron të Covid-19’. Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Rifat Latifi. Gjatë një interviste për RTK-në, Latifi ka thënë se edhe pse nuk ka asnjë rast, masat në vend nuk do të lirohen.
“Do të ishte fatkeqësi e madhe nëse i lirojmë ne masat tërësisht dhe mendojmë se ne s’kemi Omicron këtu dhe s’kemi sëmundje të Covidit. Nga mostrat e dërguara me 20 dhjetori ne nuk e kemi asnjë Omicron. Ky është lajm që unë e kam marrë sot pasdite”, theksoi Latifi për RTK’në.
Latifi foli edhe për menaxhimin e pandemisë në Kosovë nga ish-ministri Arben Vitia, duke thënë se ka bërë më të mirën.
“Unë mendoj se ministri Vitia pavarësisht në cilën qeveri ka qenë, Kurti 1 apo Kurti 2, Ministria e Shëndetësisë dhe Kosova kanë bërë më të mundshmën që kanë mund ta bëjnë me mjetet që i kanë pasur afër vetës”, tha ai.





