Tifozët e Southampton por mbi të gjitha tifozët kuqezi, kanë një arsye më shumë për të festuar, Armando Broja është rikthyer të stërvitet rregullisht. “Shenjtorët” e kanë pritur me padurim këtë lajm teksa i kanë bërë jehonë në rrjetet sociale. Broja po kalonte një moment fantastik ku në dy sfidat e fundit, kundër Leeds United dhe Burnley, u aktivizua nga minuta e parë duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar asiste, praktikisht lojtari më i mirë në fushë. Pikërisht në momentin e tij më të mirë, një dëmtim në kyçin e këmbës bëri që 20-vjeçari të parkonte në infermieri.