KOMEDIA E JASHTËZAKONSHME “HAMAMI I GRAVE” NË TEATRIN “SKAMPA”

0

Për katër netë me radhë, komedia brilante ‘Hamami i grave’ vjen në teatrin ‘Skampa”.

“Hamami i grave” është një komedi e shkëlqyer nga shtatë femra që japin gjithshka në skenë. Kostume të shkëlqyra, skenografi shumë e bukur dhe regji që lidh spektatorin drejtperdrejt me skenën. Muzika live interpretohet nga një violiniste e mrekullueshme, e cila edhe këndon e kërcen. Muzika e zgjedhur e saj lëviz nga Strauss te Celeste.

Ato grumbullohen si zogjtë në kafazin e dëshiruar, “Hamami i grave”, në të cilin pastrohen nga myku i trupit dhe shpirtit, i gatuar nga dora e mashkullit që shfaqet vazhdimisht në prapaskenë.
“Hamami grave” është një komedi e jashtëzakonshme, që i afrohet anës optimiste të jetës përmes historisë së shtatë femrave, secila prej të cilave ndihet e vetmuar dhe e dhunuar. Shfaqja flet me guxim, butësi dhe me humor për ecurinë e botës madhështore të femrës. “Hamami i grave” me regji nga Kiç Londo do të jetë në teatrin Skampa nga datat 13, 14, 15, dhe 16 ora 18:00.

“Hamami i grave” është një himn për fuqinë e miqësisë dhe solidaritetit të grave. Në materialin rreth shfaqjes thuhet se është një vepër e vështirë, e egër, realiste, njerëzore, e ndjeshme, e butë dhe humor, që zhyten në vendet e shenjta të shpirtit femëror. “Hamami duket si një mitër, ku heroinat mund të jenë të sigurta, të shijojnë çdo minutë relaksimi dhe pushimi, të vetëidentifikohen dhe të kuptojnë realitetin e ashpër. Teatri Shëtitës shndërrohet në një hamam të dobishëm dhe shtatë figura femërore, që vetë-ilustrohen. “Hamami i grave” nga britanikja Nell Dunn vizualizohet në skenë nga Kiço Londo, duke pasur në potencialin e tij dymbëdhjetë magjepsëse të teatrit”, thuhet për komedinë. Një instalim i “rrënuar” i banjës turke në një rreth të Londrës, është vendi i relaksimit, pushimit dhe takimit për shtatë gra të vetmuara të moshave, nivelit shoqëror, ekonomik dhe arsimor të ndryshme. Pas dyerve të mbyllura dhe brenda mureve të lagura të hamamit, secila shkarkon mendime, ankthe, gëzime, ëndrra, zhgënjime, aventura në një mënyrë retorike. Ato janë të mërzitura me lajmet kërcënuese për prishjen e vendit të tyre të preferuar dhe krijimin e një biblioteke komunale dhe më pas ato kthehen të bashkuara dhe të vendosura kundër shtypjes së pushtetit lokal për shpëtimin e hamamit. Lufta e tyre e përbashkët kurorëzohet efektive, me armët e tyre të vetme vërtetësinë e ndjenjave dhe solidaritetin e tyre.

“Hamami i grave” dhe aktoret

Në role janë Albana Koçaj, Esela Pysqyli,Violeta Trebicka, Linda Jarani, Ola Harizaj, Dajana Nenaj, Aiola Laska, Elios Shuli. “Hamami i grave” është streha e tyre në një botë që vlon. Fjalët e tyre janë si monologje, sikur po flasin me veten e tyre dhe po përpiqen të kuptojnë pozicionin e tyre. Burrat mungojnë, por ata janë të gjithëpranishëm në çdo rrëfim. Një botë e vështirë i pret jashtë hamamit me të gjitha llojet e shtypjes, dhunës dhe skllavërimit. Brenda hamamit mbizotëron temperamenti femëror, i cili përpiqet të çlirohet dhe të dashurohet. Ndërsa rrobat hiqen, avujt e ujit dhe sfungjeri hapin poret e lëkurës duke zbuluar rrëfimet më tinzare, argëtuese, çliruese dhe të neveritshme të grave. Shtatë protagonistet e trupës janë të pjekura nga ana interpretative, të kënaqshme, njerëzore, emocionale me qejf, argëtim dhe shikim të gëzuar, ato janë lidhur si një ekip dhe me mjeshtëri akrobatike midis tragji-komikes, duke cituar gjashtë histori të hidhura që plotësojnë njëra tjetrën. Si përfundim, “Hamami i grave” është një propozim i plotë teatral, drejtuar burrave. Regjisori Londo uron: Paçi një rrugëtim të mbarë, vajzat e mia!

NE DATAT 13, 14, 15, 16 NËNTOR, ORA 18.oo, KOMEDIA E JASHTËZAKONSHME “HAMAMI I GRAVE” NË TEATRIN “SKAMPA”
Kontaktoni me ne në 0696539477

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu