Rikthehet derbi në “Kupën e Shqipërisë”, Dinamo nxjerr në shitje biletat për sfidën kundër Tiranës

0

Këtë të mërkurë do të luhet edhe derbi i parë mes skuadrës së Dinamos dhe Tiranës, pas thuajse një dekade.

“Blutë” do të përballen me “Bardh e Blutë” në turin e dytë të “Kupës së Shqipërisë”, në orën 16:45 në stadiumin “Air Albania”.

Për këtë ndeshje Dinamo ka nxjerrë në shitje edhe biletat, ku ka njoftuar përmes profilit zyrtar në “Facebook”.

Në këtë postim bëhen me dije edhe çmimet e biletave në tribunat përkatëse të cilat variojnë nga 500 lekë deri në 3000 lekë të rinj.

Në tribunat pas porte një biletë kushton 500 lekë të rinj, në tribunën përballë bileta kushton 1000 lekë të rinj dhe në tribunat VIP biletat kushtojnë nga 2000 dhe 3000 lekë të rinj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu