Nokia ka publikuar një version të ri të telefonit klasik 6310 për të festuar 20 vjetorin e tij. Telefoni legjendar i viteve ’90 tashmë është rikthyer me disa ndryshime, përfshirë edhe lojën ikonike “Snake”.
Përmirësimet lidhen me ekranin, i cili është më i madh dhe më i lakuar si dhe ka ngjyra që ofrojnë një lexueshmëri dhe qasje ndjeshëm më të mirë si dhe butona më të mëdhenj. Gjithashtu ka edhe një kamer në pjesën e pasme.
Karakteristikat e njohura që e bënë modelin klasik kaq të preferuar janë ruajtur. Ashtu si paraardhësi i tij, ai ka një bateri e cila zgjat deri në 21 ditë dhe përfshin një aparat të vetëm të pasmë. Telefoni vjen në dy ngjyra; e zezë dhe një nuancë limoni e verdhë. Ky celular shitet 59.99 £ në faqen e internetit të Nokia. I prodhuar fillimisht në 2001, modeli 6310 u përditësua në 2002 si 6310i dhe përfundimisht u ndërpre në 2005.
Menutë e reja të zmadhuara dhe opsionet më të mëdha të shkronjave përmirësojnë lexueshmërinë dhe mesazhet me tekst mund të dëgjohen për lehtësinë e përdorimit.