Rikthehet sistemi TIMS në Aeroportin e Rinasit

0

TIRANË- Pas 24 orësh bllokim nga sulmi kibernetik nga Irani, sistemi TIMS në Aeroportin e Rinasit është vënë në funksion. Tashmë sistemi është në funksion të plotë dhe regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve në Rinas do të bëhet përmes tij.

Ditën e djeshme, Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj u shpreh se sistemi TIMS vijonte të qëndrojë i fikur mirëpo kjo nuk shkaktoi asnjë anulim në fluturimet e rezervuara.

Në pikat kufitare tokësore dhe detare ende po ndodh regjistrimi me shkrim i hyrjeve dhe daljeve. Doganat e Morinës, Muriqanit, Kakavijës, Durrësit, Qafë Thanës, Kapshticës janë ato që po punojnë ‘me laps e letër’.

Prej dy ditësh pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar, ku ishte shkruar “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK”. Dje, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi, ndërsa MB paralajmëroi se po punonte për ndaljen e sulmit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu