Rikthimi i dënimit me vdekje? Rama: Nuk është e mundur, nuk evitohen këto ngjarje

0

Ramal: I kuptoj këto reagime, çështja e dënimit me vdekje është e adresuar kohë më parë, si çështje e civilizimit tonë, nga vendet e BE dhe më gjerë. Në adresimin e kësaj çështje ka pasur një proces të gjatë ku janë hedhur nga vendet e para hapat për dënimin me vdekje, të bazuar në shumë analiza në shumë fakte, që kanë folur qartësisht, jo vetëm në aspektin moral, por dhe të bazuar te të drejtat e njeriut. Dënimi me vdekje nuk e bën të paevitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Shoqëritë kanë në gjirin e tyre këto që shkojnë deri në ekstrem të asaj që ka mbetur nga kafsha në qënien e njeriut, kështu që rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as formulë dhe shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje, siç e the dhe e dimë ndodhin në të gjitha shoqëritë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu