Rikthimi i normalitetit në Parlament, reagon Ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE në Tiranë

0

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas njoftimit të sotshëm se Partia Socialiste dhe grupimi i “Rithemelimit” të Sali Berishës kanë rënë dakord për t’i dhënë fund kaosit në Parlament.

Përmes një mesazhi, Ambasada e SHBA thotë se “Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”.

Po të njëjtin qëndrim si SHBA ka mbajtur edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, njofton ambasada e SHBA.

Maxhoranca ra dakord sot që t’i hapë rrugë “Rithemelimit” të ngrejë dy komisione hetimore në Parlament, në këmbim që ata të heqin dorë nga prishja e vazhdueshme e seancave plenare.

PD e Lulzim Bashës ka deklaruar se marrëveshja Rama-Berisha ka për qëllim dështimin e Reformës Zgjedhore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu