Rindizet konflikti Greqi-Turqi? Athina letër OKB-së

0

Greqia i është drejtuar këtë të enjte kreut të kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, me një letër, ku pretendon se Turqia po sfidon drejtpërdrejt sovranitetin e saj mbi ishujt në lindje të Detit Egje, me një politikë armiqësore dhe “revizioniste” që destabilizon rajonin.

Në letër shkruhet: “Greqia i bën thirrje solemnisht Turqisë që të ndalojë vënien në dyshim të sovranitetit të Greqisë mbi ishujt e saj në Egje, veçanërisht nëpërmjet pohimeve të pabaza dhe historikisht të rreme (dhe) të përmbahet nga kërcënimi i Greqisë me luftë.”

Kujtojmë se Greqia dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje për dekada mbi kufijtë detarë, por tensionet mes tyre u rritën në vitin 2020 pas intensifikimit të kërkimeve për naftë dhe gaz në Mesdheun lindor.

Rikthejmë në kujtëse se Turqia ka kërkuar që Greqia të çmilitarizojë ishujt e saj lindorë, dhe se ky veprim duhet të kryhet sipas traktateve të shekullit të 20-të që ia dhanë sovranitetin e ishujve Greqisë.

Qeveria greke e quan kërkesën një keqinterpretim të qëllimshëm dhe ka akuzuar Turqinë, një anëtare e NATO-s, se po shton veprimet armiqësore në këto zona.

“Aktet tepër kërcënuese nga Turqia (përfshijnë) fluturime të përsëritura mbi territorin grek nga avionë luftarakë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, shkruhej në letër.

Kujtojmë se mosmarrëveshjet greko-turke kanë të bëjnë kryesisht mbi të drejtat e shpimeve për naftë dhe gaz në Mesdheun lindor, veçanërisht rreth ishujve grekë pranë vijës bregdetare të Turqisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu