Risia/Në një të ardhme Prokuroria mund marrë në konsideratë sjelljen e të paraburgosurit për caktimin e masës së dënimit

0

NGA FATMIR POPJA

-Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan u zhvillua këtë mesjavë një takim
pune mes zv .Drejtuesit të këtij institucioni ,Xhelian Seferi, Drejtuese Seksioni ,Glenda Zeneli, Prokurorit ,Gëzim Spahiu, si edhe Drejtorit të IEVP Elbasan ,Altin Ago , Shefit të Policisë të IEVP Elbasan ,Vladimir Skënderi dhe Juristit të IEVP ,Elbasan ,Baki Sejdini.Mes tyre u diskutua me shumë përgjegjësi rreth bashkëpunimit sa më efikas midis Prokurorisë dhe IEVP ,Elbasan. Me mjaft rëndësi gjatë këtij takimi ishte edhe diskutimi mbi krijimin e praktikave sa më të mira dhe në përputhje me ligjin mbi ekzekutimin dhe njoftimin e vendimeve, sjelljes së të paraburgosurve ne IEVP dhe dinamikës së vuajtjes së dënimit. Me shumë profesionalizëm u diskutua edhe mbi çështjen e autorizimeve të familjarëve për zhvillimin e takimeve të tyre me të paraburgosurit në mënyrë që të mos lindin më problematika të cilat vitet e fundit nuk kanë qenë të pakta .Palët ranë dakord që në të ardhmen të shohin edhe mundësinë e nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi i cili do të ndikojë pozitivisht në shumë aspekte të punës së këtyre institucioneve .Risi do të jetë marrja e informacioneve nga Prokuroria për sjelljen e të paraburgosurve gjatë qëndrimit në IEVP .Sjellja e tyre në IEVP bazuar në informacione tejet korrekte dhe të detajuara mund të merret parasysh në kërkesën që prokuroria do ti përcjellë Gjykatës për caktimin e dënimit të personit në hetim.Kjo është një risi dhe shpresohet se mund të zbatohet në një të ardhme të afërt bazuar natyrisht në ligj për vendosjen dhe inkurajimin e standarteve ndërkombëtare për të mos patur teprim në masën e dënimit .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu