Rita Ora konfirmon romancën me regjisorin e njohur

0

Rita Ora dhe Taika Waiti kanë konfirmuar romancën e tyre teksa pozuan krah për krah në premierën e Suicide Squad të hënën. Këngëtarja me origjinë shqiptare u pa e buzëqeshur pranë regjisorit teksa bënë dhe daljen e parë publike së bashku.

Ylli i muzikës pop dukej mahnitëse me një fustan elegant të bardhë duke treguar fizikun e saj të stërvitur në palestër. Ndërsa, Taika kishte veshur një kostum gri me një këmishë të bardhë. Dyshja e famshme janë përfolur për një lidhje që nga muaji Prill.

Ata nisën të shoqëroheshin gjatë qëndrimit të këngëtares shqiptare në Australi pasi ishte angazhuar me spektaklin “The Voice”.