Autoritetet e Shangait kohët e fundit zhvendosën një kompleks tradicional ndërtesash me ndihmën e 432 robotëve me energji hidraulike. Kompleksi Huayanli, i vendosur brenda Zhangyuan në distriktin Jing’an të Shangait, është cilësuar si projekti më i madh i zhvendosjes në Kinë i këtij lloji, si për sa i përket madhësisë ashtu edhe kompleksitetit.
Planimetria e ngushtë e kompleksit të ndërtesave, e cila daton që nga vitet 1920 dhe 1930, i bëri mjetet tradicionale të ndërtimit dhe zhvendosjes praktikisht të papërdorshme, por autoritetet duhej të gjenin një mënyrë për të zhvendosur të gjithë bllokun disa qindra metra për ndërtimin e një strukture nëntokësore trekatëshe.
Projekti kërkonte të gjitha llojet e teknologjisë së përparuar që i lejonte ekipit përgjegjës të zhvendoste përkohësisht kompleksin e ndërtesave prej 7,382 tonësh dhe 4,030 metra katrorë. Përpara se të ndërmerrnin vendimin për procesin e zhvendosjes, inxhinierët përdorën teknologjitë e modelimit të informacionit të ndërtesave dhe skanimit për të krijuar skica të detajuara 3D. Më pas ata analizuan këto skema për të identifikuar pikat e mundshme të përplasjes dhe çdo problem të rëndësishëm strukturor.
Pas analizimit, i gjithë kompleksi i ndërtesave u ngrit mbi një kornizë çeliku të përforcuar dhe u lëviz me një ritëm prej 10 metrash në ditë, duke përdorur gjithsej 432 robotë të vegjël në këmbë. Robotët mund të kontrollohen nga distanca dhe pavarësisht ritmit të tyre të ngadaltë, ata mund të lëvizin në mënyrë të sigurt ndërtesa ose komplekse të tëra ndërtesash. Lagjja Zhanguyan e Shangait do të zhvendoset në vendndodhjen e saj origjinale sapo të përfundojë projekti nëntokësor poshtë saj. Autoritetet duan të ndërtojnë hapësira kulturore dhe tregtare, të sigurojnë mbi 100 vende parkimi dhe të lehtësojnë lidhjet midis linjave 2, 12 dhe 13 të metrosë së qytetit.
🏘️'PATAS' robóticas: así mueven en Shanghái un barrio entero
Un total de 432 'patas' robóticas trasladaron un complejo histórico de edificios shikumen —estilo arquitectónico tradicional— de 7.500 toneladas de peso.
Avanzan diez metros al día.pic.twitter.com/UBE4rINeY2
— Sepa Más (@Sepa_mass) June 7, 2025