Roja vdiq pasi ra nga pallati 15 katësh në Sarandë, lirohen nga burgu administratori dhe pronari

0

Lihen të lirë dy personat e arrestuar pas vdekjes së rojes 63-vjeçar në Sarandë i cili u rrëzua nga lartësia e një pallati.

Burime bëjnë me dije se janë liruar administratori i pallatit 15 katësh, Mondi Reçi dhe pronari i saj, Aleksandër Reçi.

Gjykata ka cilësuar arrestimin e tyre si të paligjshëm dhe nuk ka vendosur as masë sigurie për dy të arrestuarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e shtunë në lagjen nr.2 në Sarandë. 63-vjeçari Hasan Imeri ra aksidentalisht nga kati i 14 i pallatit ku punonte si roje.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 30.10.2021, rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu