Rolling Stones nxjerrin në pension “Brown Sugar”

0

Pas 50 vjetësh, Rolling Stones kanë nxjerrë në pension këngën “Brown Sugar”, sepse fjalët e saj përshkruajnë tmerret e skllavërisë.

Grupi nuk e përfshiu këngën e vitit 1971 në turneun e tyre aktual “No Filter”, në SHBA dhe tashmë Keith Richards ka konfirmuar për “Los Angeles Times” se klasiku i muzikës blues është hequr nga formacioni.

“Brown Sugar” ishte deri më tani në vendin e dytë midis këngëve të Stones më të prezantuara në skenë nga grupi: plot 1 136 herë.

Sipas revistës “Rolling Stone”, ajo u luajt për herë të fundit në Majemi më 30 gusht 2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu