Roma humb shansin për t’u kualifikuar në Europa League, Mourinho: Trofeu në Tiranë më i rëndësishëm se titulli i Milanit

0

Roma barazoi mbrëmjen e djeshme ndaj Venecias 1-1, duke humbur shansin për Europa League që nga kampionati. Megjithatë, verdhekuqtë e kanë mendjen te finalja e Conference League ndaj holandezëve të Fejnordit, e cila do të zhvillohet në Tiranë më datë 25 maj. Te kjo finale ka vënë theksin edhe trajneri Jose Murinjo, ndërsa një moment special për portugezin ishte momenti kur shkoi dhe u përshëndet nga afër me ultrasit kryeqytetas.

Mou tha:

Shkova dhe falënderova tifozët sepse Roma është një familje. Mënyra më e mirë për t’i falënderuar ata është që të japim maksimumin në fushë dhe nëse fitojmë trofeun në finalen e Tiranës, atëherë do të jetë një festë e merituar për tifozët. Nëse ne fitojmë Conference League, atëherë mendoj se diçka e tillë do të jetë një arritje më e madhe se Milani apo Interi që mund të fitojnë titullin në Itali. Trofeu ynë do të jetë më i veçantë prej pasionit të tifozëve, nuk e di nëse ata kanë qenë gjithnjë kaq të zjarrtë, por më duhet ta pranoj se tifozët e Romës janë shumë specialë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu