Një debat i nxehtë u ndez mesditën e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip dhe shkak u bë një gjest i Romeos.
Teksa Erjola po shijonte rrezet e diellit të kësaj të shtune në pishinë, Romeo i afrohet nga mbrapa dhe i hedh pije energjike në gjoks.
Kaq mjaftoi që Erjola të nxehej dhe t`i bërtiste, duke i quajtur këto veprime të ulëta dhe seksiste.
Ajo madje qëndroi për disa minuta e mbyllur në banjë dhe nuk donte të fliste me asnjë.
Ishte Juli ai që arriti ta nxirrte duke e çuar në dhomë të gjumit ku dhe ajo i tregoi të gjithë ngjarjen në lot.
Romeo u kritikua nga banorët për veprimin e bërë, por e dashura e tij Heidi nuk e bëri aq të madhe.
“Ti duhet të tregohesh më i kujdesshëm me këto veprime, se të ma kishin bërë mua unë do të kisha dalë nga shtëpia. E di që ja ka bërë një herë Juli por ajo nuk e ka marrëdhënien me ty njësoj si me Julin. Megjithatë edhe ajo po e ekzagjeron, se kërkon të faktorizohet, po e bën shumë të madhe,” tha Heidi.