Ronaldo flet për herë të parë për “gënjeshtrat” rreth transferimit të tij

0

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka kritikuar ‘gënjeshtrat’ për të ardhmen e tij teksa foli për herë të parë që kur i tha Manchester Unitedit se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë.

E ardhmja e Ronaldos ka qenë shumë e përfolur që kur njoftoi Djajtë e Kuq se dëshiron të largohet.

Shumë klube janë lidhur me emrin e tij, ndërsa kjo nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit portugez, i cili ka vendosur të flasë.

Në një postim të fshehtë në përgjigje të një llogarie fansash në Instagram, Ronaldo sulmoi mediat mes spekulimeve intensive për destinacionin e tij të ardhshëm.

“E pamundur të mos flas për mua një ditë. Përndryshe shtypi nuk bën para. Ju e dini që nëse nuk gënjeni, nuk mund të tërhiqni vëmendjen e njerëzve. Vazhdoni që një ditë të merrni ndonjë lajm të drejtë”, ka shkruar Ronaldo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu