Në orën 10.00 të paradites së sotme ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier njëri prej autorëve të grabitjes që mbeti në tentativë të banesës së Arben Çepeles në qytetin e Roskovecit .
Ngarja ndodhi disa ditë më parë në banesëN e 57 vjeçarit ku mbeti i plagosur kushërriri i pronarit të shtëpisë Arben Çepele 40 vjeç.
Gjyqtare e çështjes Erlanda Aga e cila pasi ka dëgjuar palët në process, akuzën dhe mbrojten, ka vendosur masen e sigurisë arrest me burg për Elis Bushin.